KRYESORESPORT

Europa League/ United barazim dramatik me Lyon, nuk fiton as Tottenham

Europa League u rikthye me ndeshjet e para çerekfinale, duke sjellë përballje me  surpriza. Manchester United dhe Lyon dhuruan spektakël në një sfidë që përfundoi në barazim 2-2. Francezët kaluan të parët në avantazh me një gol të Almada-s, por skuadra angleze reagoi shpejt dhe barazoi me Yoro-n në fundin e pjesës së parë.

Pas pushimit, Zirkzee riktheu entuziazmin te vendasit me një gol të bukur, por në minutat e fundit Cherki vulosi rezultatin përfundimtar me një goditje të saktë, duke i dhënë Lyon një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit.

Tottenham dhe Eintracht Frankfurt u ndanë në barazim 1-1. Të dyja skuadrat treguan kujdes në prapavijë, duke ruajtur shpresat për një kualifikim në ndeshjen e dytë.

Barazim pa gola u regjistrua edhe në përballjen mes Rangers dhe Athletic Bilbao.  Me rezultate kaq të ngushta, gjithçka mbetet e hapur për sfidat e kthimit, të cilat pritet të sjellin spektakël

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button