Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIEUROSTAT: Rritet inflacioni në maj me 6%, ndikim nafta dhe ushqimet

EUROSTAT: Rritet inflacioni në maj me 6%, ndikim nafta dhe ushqimet

Metodologjia e EUROSTAT përllogariti se, rritja e përgjithshme e çmimeve  (inflacioni) në muajin maj ishte 6% në vendin tonë. Ky rezultat ishte më i ulët se matjet kombëtare, të cilat raportuan një ndryshim vjetor me 6.7% në maj. Ndryshimet vijnë për shkak të peshave të ndryshme të disa grupeve ne artikut e shportës. Sipas matjeve të EUROSTAT, rritja më e madhe e çmimeve prej 13,3% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,4%, “Veshje dhe këpucë” me 2,1%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0%, “Shërbimi arsimor” me 0,9% dhe “Komunikimi” me 0,8%.

Në muajin maj 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,8%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 2,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rritën me 0,9 %, pasuar nga “Hotele kafene dhe restorante” me 0,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” me 0,2% secili dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1%. Të dhënat tregojnë se inflacioni në Shqipëri në muajin maj u rrit më pak se mesatarja europiane 8.8%. Estonia dhe Lituania  kishin nivelet më të larta të inflacionit në maj përkatësisht me 20 dhe 18.2% dhe në krahun tjetër Zvicra dhe Islanda kishin nivelet më të ulëta të inflacionit përkatësisht me 2.4 dhe 4.6%.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995. Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës. Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit). Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm. Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%). Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës). IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit.

Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë./MONITOR

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME