MAGAZINË

Fatmir Hysenbelliu reagon pas akuzave të Angela Martinit

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar pas deklaratave të modeles Angela Martini ku aludoi për presion mediatik ndaj saj.

Në një reagim për “Live from Tirana”, Hysenbelliu mohoi akuzat e Martinit, duke e konsideruar gjithë situatën si “për të qeshur, por edhe për të ardhur keq”.

“Një grua e martuar, me fëmijë, që jeton përtej oqeanit, flet për një ‘lidhje’ që unë as nuk e konsideroj të tillë. Ajo u largua nga Shqipëria pasi unë nuk kisha interes më,” – u shpreh ai.

Ai gjithashtu mohoi kategorikisht që të ketë ushtruar ndikim mbi gazetarët apo mediat që zotëron, për të censuruar emrin e saj.

“Asnjë gazetari nuk i kam thënë të mos publikojë lajme për të. Përkundrazi, ka dalë dje në mediat tona, ndoshta nuk i ka pëlqyer mënyra si është trajtuar,”– tha Hysenbelliu.

Deklarata e plotë e Fatmir Hysenbelliut:

Mirëmëngjes, Ronaldo!

Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq — si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit, e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015, dhe që unë nuk e konsideroj lidhje. Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo.

Dhe në vitin 2025 ta kthesh situatën sipas dëshirës është vërtet WOW — ku mund të arrijnë njerëzit për çfarëdolloj përfitimi që duan ta arrijnë dhe nuk e kuptoj nëse është për të hedhur baltë mbi imazhin tënd ose të familjes tënde për përfitime nga të tjerët!

Sa i përket reklamës për një nga bizneset tona, kur ne e blemë si kompani, stafi i ri që kemi vendosur përdori reklamat ekzistuese, dhe njëra nga to paska qenë edhe kjo. Tani mora vesh që ajo ka hedhur në gjyq kompaninë që të mos përdorej më imazhi i saj, sepse donte më shumë lekë, por gjyqi ka përfunduar në favorin tonë, dhe ajo reklamë nuk është përdorur më.

Sa i përket lajmeve, asnjë gazetari nuk i kam thënë që të dalë ose të mos dalë ajo në mediat tona — as unë, as familja ime — sepse nuk përbën asnjë lloj interesi për ne. Jo më t’u themi mediave të tjera (ku secila është e pavarur). Përkundrazi, ajo ka dalë gjithmonë kur ka qenë lajm tek ne — jo më afër se dje!

Mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi i gazetarit — për këtë nuk di ç’të them, gazetarët janë të pavarur!

Nuk është faji im nëse ajo vajzë nuk di emrin e vet dhe e kërkon me “G” dhe jo me “XH” dhe nuk i dalin lajmet. Nëse futesh, ke 100 lajme të saj në mediat tona. Pashë që vetëm 2-3 lajme të para shumë viteve nuk hapen, dhe po e investigojmë këtë gjë.

Por të arrijë një person deri këtu, të “hapë zorrët e barkut” për klikime apo lajme… turp t’i vijë!

Nuk do të prononcohesha për askënd, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua, kur unë kam jetën time. Por thjesht të bëra një përmbledhje për respekt.

Dhe besoj se ajo vajzë duhet të na kërkojë një FALJE të madhe, sepse ne jemi një familje që gjithçka e kemi arritur me forcat tona, në mënyrë të ndershme — jo si ajo, që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë e arritur në jetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button