Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFermerët e Darrëzezës në falimentim, nuk dihet nëse do i punojnë tokat...

Fermerët e Darrëzezës në falimentim, nuk dihet nëse do i punojnë tokat vitin e ardhshëm

Fier – Tonelata bostani po kalben në arat e Darrëzezës, shkak mungesa e tregjeve dhe çmimet e ulta që ofrojnë pikat e grumbullimit

Afro 450 fermerë të zonës së Darrëzezës po u mbetet prodhimi në ara për shkak të mungesës së tregjeve por edhe pronarët e pikave të grumbulimit po ua kërkojnë prodhimet e tyre bujqësore të stinës me çmime shumë të ulta, pothuajëse nën kosto.


Fermerët pohojnë faktin se nga rritja e çmimit të pesticideve dy deri tre fish nga çfarë janë shitur si dhe përzgjedhja me preferencë politike e personave që kanë marr subvencione nga njëra anë dhe nga ana tjetër kostoja e puntorëve që vijnë për të vjel prodhimin ka bërë që më mire e lënë prodhimin në arë të kalbet sesa të thellojnë gropën ekonomike të shpenzimeve.

Nga ana tjeër vite më pare në Darrëzezë u ngrit një treg që fermerët të shisnin prodhimet e tyre bujqësore të stinës si për banorët ashtu edhe pushuesit e shumtë që frekuentojnë plazhin e Darrëzezës.
Banorët që janë edhe fermerët e zones pohojnë faktin se kur u ndërtua tregu nuk u mor mendimi I tyre dhe ky treg funksionoi vetëm dhjetë ditë dhe tregtarët u rikthyen rrugëve për të shitur prodhimet e tyre bujqësore të stinës

Të ndodhur në kushte të tilla kur nga njëra anë ata shtojnë prodhimet e tyre bujqësore si në llojshmëri ashtu edhe në cilësi por nga ana tjetër shteti me indiferencën e tyre nuk u del në krah për ti ndihmuar e subvencionuar , fermerët pohojnë se në vitet në vazhdin do të mendohen mire nëse do I punojnë tokat apo jo dhe me cfarë kulturash do ti mbiellin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME