Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËFestivali i Filmit në Venecia/ Aktorja Catherine Deneuve merr ‘Luanin e Artë’

Festivali i Filmit në Venecia/ Aktorja Catherine Deneuve merr ‘Luanin e Artë’

Aktorja dhe prezantuesja spanjolle, Rocìo Munoz Morales, së bashku me kolegen Julianne Moore, hapi Festivalin e Kinemasë së Venecias.

Ikona e kinemasë franceze, Catherine Deneuve mori Luanin e Artë për karrierën. Deneuve ka një marrëdhënie të gjatë me Festivalin e Filmit në Venecia, që daton në vitin 1967, kur fitoi të njëjtin çmim për interpretimin në filmin “Belle de Jour”.

“Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që jam zgjedhur këtë vit për të qenë këtu në festival. Kam një histori të gjatë me këtë event”, tha aktorja Catherine Deneuve.

Në ceremoninë e hapjes u transmetua edhe një fjalim i presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky. Gjatë videos të gjatë 3 minuta, presidenti u bëri homazh fëmijëve ukrainas të vrarë nga lufta dhe kërkoi sërish mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit, për llogari të organizatës së saj jofitimprurëse, “Zërat e Jetës”, që mbron gratë udhëheqëse.

“Zhurma e Bardhë” ishte filmi që hapi festivalin. Sipas regjisorit Noah Baumbach, ai është një histori e kulturës amerikane.

Bazuar në novelën me të njëjtin titull të vitit 1985 të Don DeLillo, filmi është një satirë therëse që tregon jetën e një familjeje të përbërë nga raca të ndryshme në Amerikën periferike

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME