Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEFieraku që sfidon italianët, pica napoletane me aromë Shqipërie

Fieraku që sfidon italianët, pica napoletane me aromë Shqipërie

Edhe pse nga Britania e Madhe, shqiptarët po paragjykohen, Ilir Avdullai është një i ri nga Fieri që sot po sfidon dhe vetë napolitanët me picat.

Iliri shkoi në Itali pranë të vëllait ku dhe vijoi studimet për ekonomik. Fati kishte rezervuar tjetër gjë për të. Ata hapën një restorant në Friuli Venezia Giulia dhe ai braktisi studimet për t’iu përkushtuar punës së tij në restorant.

Për duart e Ilirit pasioni u bë tashmë brumi i picës dhe përbërësit e tij. Dikur dikush i tha se çfarë e bënte të veçantë picën e tij nga të tjerët, e kështu le të themi se nisi dhe artin e picës, atë të veçantisë së brumit dhe përbërësve të fushës për t’i dhënë picës së tij napolitane dhe aromë Shqipërie.

Ai dhe restoranti i tij konkurron në Akademinë Kombëtare Pizza DOC ku sfidon dhe vetë napoletanët me “artin” e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME