Fieri mbi 6 orë pa ujë në banesa. Qytetarët: As paralajmërim, as përgjegjësi!

Qyteti i Fierit është përballur sot me mungesë totale të furnizimit me ujë të pijshëm për afro 6 orë, që nga ora 12:00 e mesditës. Uji mungon në rubinetat e shumë banesave në lagje të ndryshme të qytetit, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime nga banorët.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, ndërsa problematika vazhdon të përsëritet pa asnjë paralajmërim apo sqarim publik nga autoritetet përgjegjëse.
Sipas qytetarëve, problemet me furnizimin me ujë janë shtuar që pas kalimit të ujësjellësit nga varësia e Bashkisë së Fierit në administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku e cila është dhe drejtuese politike e qarkut Fier.
Në krye të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier, aktualisht ndodhen drejtues që, sipas burimeve lokale, nuk kanë lidhje me qytetin dhe nuk njohin realisht situatën në terren.
Banorët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa mungesa e komunikimit dhe menaxhimi i dobët po përkeqësojnë ndjeshëm cilësinë e jetesës në qytet.
Burime informacioni nga ky institucion pohojnë se një grup pune po punon për riparimin e një defekti (tubacion i çarë) tek rotondo e ish QTU-së por që ky tubacion ka i dëmtuar prej afro 3 ditësh dhe uji në atë vend “freskonte rrugët”, por ndërnarrja e UKF Fier jeton me sitiatën, pak me vonesë por jeton.
Uji mbrrin në familjet fierake pas 6 orë e 30 minutash









