Këngëtarja Fifi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj Adis Patushi, kanë mirëpritur një djalë së bashku.
Lajmi u konfirmua nga vetë artistja e cila përmes një postimi në Instagram ka zbuluar edhe emrin e djalit të saj. “Evladi – Theo Mal Patushi. 25.04.2023”, ka shkruar ajo.
Rikujtojmë se Fifi zbuloi se ishte në pritje të ëmbël pas mbarimit të perfomancës me Flor Mumajesi në skenën e ‘Fest 61’. “Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur dicka shumë të shenjtë brenda meje. Është më e rëndësishme se cdo gjë tjetër”, tha ajo në skenë.
Vitin e kaluar cifti festoi gjithashtu 1 vjetorin e tyre së bashku. Krahas një fotoje të tyren ajo shkroi: “Sot 1 vit më parë të kam bërë timin .. sot 1 vit më parë ti kishe frikë qe unë s’do jem e jotja .. e sot 1 vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që unë i di..Dashuria ime për ty veç do rritet ma shumë e do mundohem mos të të zhgënjej për këtë të jesh i bindur e të betohem në dashurinë tonë . Të Dua Nushi!! #1stanniversary”