Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIFizikanti: Alienët vijnë nga ‘sferat Dyson’ nga yjet e vdekur të galaktikës

Fizikanti: Alienët vijnë nga ‘sferat Dyson’ nga yjet e vdekur të galaktikës

Deri tani asnjë nuk ka thënë me siguri se nga vijnë alienët inteligjentë edhe pse provat për ekzistencën e tyre janë mjaft të fshehta.

Por nëse ata ekzistojnë, një dokument i ri thotë se ata mund të kenë origjinën nga ‘sferat Dyson’ që orbitojnë guaskat e diejve të vdekur “dhe janë të përhapura në galaktikën tonë Rruga e Qumështit”.

Profesori i fizikës e astronomisë Ben Zuckerman, i Universitetit të Kalifornise thotë se këtu duhet të fokusohen përpjekjet tona në kërkim të jashtëtokësorëve, shkruan rrjeti LiveScience.

Bazuar në rezultatet e këtyre kërkimeve, astronomët mund të llogarisin se sa civilizime të avancuara sillen rrotull galaktikës tonë, shtoi ai.

Image

Sferat Dyson që sipas teorisë janë mega-struktura që rrethojnë një yll e i thithin energjinë, janë quajtur kështu sipas fizikantit Freeman Dyson, që shpiku idenë në vitet 1960.

Dyson fantazonte për bllokimin e dritës së yllit dhe shfrytëzimin e energjisë së tij, por modeli i tij nuk është provuar të funksionojë. Prandaj është më e thjeshtë të imagjinojmë specie të avancuara që mund të ndërtojnë unaza apo mburoja të mëdha panelesh diellore për të mbledhur energjinë, sepse dihet qe gjithçka në univers ka të bëjë me energjinë.

Por sado i avancuar një civilizim të jetë, ‘sferat Dyson’ do të kenë një jetëgjatësi të caktuar. kështu që nëse një civilizim ngrihet rreth një ylli tipik, një ditë ai do të shuhet dhe do të mbetet një yll i bardhë e i ftohtë.

Kështu që sipas ekspertit, qëndrimi në sipërfaqen e një planeti nuk është opsioni më i preferuar.

Kjo do të thotë se alienët mund të mbledhin plaçkat e të largohen, për të gjetur një sistem të ri për të parazituar, duke ndërtuar një seri habitatesh ku të korrin radiacionin apo energjinë nga burime të ndryshme.

Sipas Zuckerman nuk ka shumë gjasa që një civilizim alien të udhëtojë drejt një ylli të ri për të ndërtuar aty një “Sferë Dyson”.

Sepse ata do të ndërtonin këto megastruktura për yjet ku vendosen që më pas kthehen në yje të vdekur prej thithjes së energjisë.

Image

Zuckerman arsyeton se nëse astronomët kërkojnë për sfera Dyson të yjet e vdekur, ata mund të zbulojnë sesa civilizime të avancuara mund të ekzistojnë në galaktikë.

Dhe logjika e tij mund të funksionojë pasi astronomët kanë matur vetëm një fraksion të vogël të yjeve të vdekur të galaktikës.

Nëse alienët do të ndërtonin sferat thithëse Dyson në yjet e tyre, ne duhet të arrinim të shihnim një ose disa prej tyre.

Nëse nuk shikojmë asnjë atëherë kjo e kufizon shumë numrin e civilizimeve aliene. Sido që të jetë Zuckerman thotë se gjatë moshës së Rrugës së Qumështit, ndërtimi i sferave Dyson rreth yjeve të bardhë do të ishte hipoteza më e përshtatshme, prandaj kërkimet duhet të fokusohen në këtë drejtim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME