Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedIdentifikohet shqiptarja e vdekur në Itali, në 2009 u arrestua në Elbasan...

Identifikohet shqiptarja e vdekur në Itali, në 2009 u arrestua në Elbasan për prostitucion

Janë zbardhur detaje të reja për ngjarjen ku u gjet e vrarë 35-vjeçarja shqiptare në Itali. Viktima është Nevila Pjetri, emigrante shqiptare me vendbanim në Carrara, që prej vitesh jetonte në Itali.

Ajo punonte si prostitutë në zonën e Parmigliola, provinca La Spezia në Liguria, Itali. Është zbardhur edhe ngjarja se si u vra 35-vjeçarja, bazuar në rrëfimet e dëshmitareve.

Mbrëmjen e së shtunës ajo gjendej bashkë me disa vajza e gra të tjera, kryesisht shqiptare dhe nga vende të tjera, duke pritur për klientë.
Në një moment afrohet një automjet tip veturë me ngjyrë të bardhë me targa lokale italiane, ndalon dhe bën pazar për pak sekonda me 35 vjeçaren shqiptare.

Viktima pranon të hipë dhe shoqërohet nga sytë e shoqeve. Pasi kalojnë pak orë, ajo gjendet e vdekur, shumë afër vendit ku u mor nga klienti misterioz.

Njëra nga shoqet e 35-vjeçares tregoi para hetuesve në vendngjarje pa një burrë të mbante një trup njeriu që e nxori nga makina, e flaku përtokë afër një përroi dhe iku me shpejtësi që aty.

Viktima u gjet gjysmë e zhveshur, e tëra në gjak. Dyshimet janë se është qëlluar edhe me armë zjarri. Dyshohet se viktima fillimisht është dhunuar dhe më pas është vrarë me pistoletë.

Kush është Nevila Pjetri?

35-vjeçarja është nga Elbasani. Në vitin 2009 ajo është ndaluar në Elbasan për prostitucion. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen e vitit 2009

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme arrestoi në flagrancë katër shtetas, të cilët akuzohen për veprat penale “ushtrim prostuticioni” si edhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

U arrestuan në flagrancë shtetasit Qemal Yzeiri, 77vjeç, Fatmira Koçi,43 vjeç, Nevila Pjetri, 22 vjeç, si edhe motra e saj Anila Pjetri, 25 vjeç , që të katër me banim në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë një operacioni të kryer nga ana e policisë dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri.

Tre shtetaset akuzohen për veprën penale “ushtrim prostuticioni”, ndërsa shtetasi Qemal Yzeiri, akuzohet për veprën penale “mbajtja e ambjenteve për prostuticion”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME