Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËFJALË NGA NJË QYTETAR I ZHGËNJYER

FJALË NGA NJË QYTETAR I ZHGËNJYER

Nga Flamur Çepele – Kandidat/e për kryebashkiak/e!


Ai e do votën nga unë qytetari pa parti, por i regjur si lëkurë derri nga pushteti dhe partitë?

Ti kandidat/e i etur për pushtet e di se kam fis gjigand, familje të madhe, krushqi të larmishme, një dyzinë miq e shokë. Ata ma dëgjojnë fjalën, që nuk e ha kurrë në botë!


Sot që po flasim, në këtë çelje fushate histerike, qindra kalorës vote më ndjekin pas. E shikoni sa lartë e mbajë pazarin?

Por, kurrsesi nuk ndikoj në ndërgjegjen e tyre, se për kë do të votojnë. Ndryshe nga ju të njohurit e mi, i konsideroj’ me lirinë dhe të drejtat të barabarta me mua.

Ndaj o kandidat/e i kujdo partie qofsh mendohu mirë kur t’më sjellësh mua ndërmënd këtë muaj finishi! Kujtohu edhe për ato prapësira që i ke sjellë komunitetit, për premtimet e pambajtura, për shkeljen e kushtetutës në grabitjen e pronave të qytetarëve, për hakmarrje primitive, për shpërblime klienteliste, për tenderat llufitës, për ndërhyrjet e padrejta në hipotekë e gjykata për ndalimin e atyre, të cilët s’janë sojsorollopi, ose midegjeturit tuaj; që këtyre kryefamiljarëve e qytetarëve të ndershëm të mos u jepet ajo që u takon me ligj…!


Jam pikërisht edhe unë në mesin e kryefamijarëve e qytetarëve të thjeshtë, që më janë mohuar të drejtat, ndonëse detyrat ndaj shtetit i kam realizuar më së miri.

Kur gabojë e kthejë gishtin nga vetja dhe jo si ju, që veç u nxirni sytë me gishta atyre që nuk u përkrahin e pëlqejnë. Kam ditur të përballem me realitetin dhe jo si ju kandidat/e i e im ireal, shpirtzi, tinzar, që të ha si qeni pas shpine!

Ti që pushtetin kur ta jep shumica e konverton në një pronë dhe bëhesh pronar i gjithçkaje që ecën mbi tokë.


Ndërsa unë inteligjencën, leximin e librave e kam konvretuar në shërbim të njërzve të thjeshtë e të mirë. Përkundrazi ju i kini pasur dikur këto cilësi, por sa keq që sot i kini shndërruar në unin tuaj më negativ.

Unë s’jam në turmën e patave dhe patogjeve që i ke vënë si një turmë amorfe përpara.

Ti i mbanë afër imoralët, hipokritët, servilët, sepse të krehin, llastojnë, dhe me injorancën e tyre të argëtojnë.


Hë më thuaj, çfarë gënjeshtrash u kalkulove me dredhi qindra të punësuarve në administratë dhe fakirëve të tjerë sot?

Të dëgjosh një kandidat/e dhe konushkat e tyre duhet domosdoshmërisht që të jesh i çmëndur! Ose, më e pakta të kesh’ nerva gomari.


Hajt’ natën e mirë dhe ndjesë për përcaktimin e fundit!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME