Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAGjermania - BE-së, sanksiono uraniumin rus

Gjermania – BE-së, sanksiono uraniumin rus

Vendosja e sanksioneve, për t’i dhënë fund varësisë së vendeve evropiane nga uraniumi rus, u sugjerua sërish nga ministri gjerman i ekonomisë, Robert Hambeck, Ai theksoi se Moska nuk mund të konsiderohet më një partner i besueshëm, veçanërisht në sektorin e energjisë.

“Rusia po përdor disa varësi në sektorin e energjisë si një mjet për të ushtruar presion politik,” i tha Hambeck Agjencisë Gjermane të Lajmeve dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian të vendosë sanksione kundër industrisë bërthamore të Rusisë.

“BE-ja duhet të bëhet plotësisht e pavarur nga Rusia në çështjet e energjisë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por sektori bërthamor është ende i hapur dhe nuk mund të justifikohet”, shtoi ai.

Në Evropë, Franca, Belgjika, Zvicra, Britania e Madhe, Spanja, Suedia, Holanda, Finlanda, Bullgaria dhe Sllovakia, ndër të tjera, përdorin uraniumin rus për centralet e tyre bërthamore, duke e bërë këtë çështje të diskutueshme për Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, tre centralet e fundit bërthamore të Gjermanisë do të mbyllen sonte, por ka ende 12 vende anëtare të BE-së që ende përdorin energjinë bërthamore për të prodhuar energji elektrike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME