
Kryeeministri ka leshuar alarmin se po kriset koalicioni që mbështeti reformën në drejtësi duke e paraitur veten para ndërkombëtarëve si i vetmi garant i saj
Edi Rama ka mbajtur një fljalim maratonesk përpara deputetëve të tij socialistë, i cili përpara se ti’u ardesohej atyre derdimenëve që shikonin me sytë zgurdulluar, kishte qëllim ti shpinte mesazh ndërkombëtarëve, që po shqetësohen se mos mazhoranca i ka hapur luftë reformës në drejtësi.
Kryeministri shqiptar po shihet për herë të parë, pas një dekade, me dyshim nga Brukseli, si njeriu që mund të bëhet pengesë për SPAK-un, si lideri që mund të kthehet në mburojë për pandëshkueshmërinë, si autokrati që ndryshon ligje për të mbrojur ata që kanë abuzuar në emër të tij.
Pikërisht për të daravitur këtë mendim që po përforcohet, Edi Rama ka theksuar idenë drejtuar perendimorëve: “Unë jam njeriu i vetëm që iu kam mbetur në Tiranë, nëse doni të çoni përpara projektin tuaj”.
Në një fjalim tipik prej autokrati, ku ai ka anatemuar gjithkënd që nuk ndan këndvështrimin e tij për botën, përfshirë gjyqtarët, prokurorët, gazetarët, opozitarët, Rama ka paralajmëruar se në partinë e tij, madje edhe midis personazheve publikë, po shtohet shqetësimi për rrëshkitjen në drejtim të paditur të reformës në drejtësi. Ai ka folur për deputetë të mazhorancës dhe për “ata që dikur i thurnin hosana reformës”, që sot janë shndërruar në skeptikë ose kundërshtarë të saj.
Ai ka inskenuar madje një takim “të para disa ditëve”, që duke njohur tredhjen e hierarkëve socialistë ka pak mundësi të ketë ndodhur vërtet, ku këta të fundit e kanë bërë përgjegjës kryeministrin për efektet që SPAK dhe gjykatat po prodhojnë mbi partinë e tyre.
“Në një bisedë para disa ditësh me shokët e grupit u bëra përgjegjës për reformën në drejtësi, duke më thënë se jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar efekte të dëmshme anësore”, ka bërë sikur është rrëfyer ai, në fund të fjalimit 1 orë e 45 minuta.
Por, përveç socialistëve Rama është kujdesur të kujtojë se pakënaqësia ndaj drejtësisë së re është shtuar edhe mes “disa ish mbeshtetësve mediatikë të saj që kanë filluar ta quajnë dështim”.
Pra, nënteksti është i qartë: koalicioni që u tubua për të mbrojtur në publik produktin euro-atlantik po kriset. Dhe pa një mbështetje të brendëshme ndërkombëtarët nuk kanë në dorë të bëjnë shumë.
Por, pas vizatimit të kësaj tabloje sinoptike elementët e të cilës i ka frymëzuar vetë, që pas marrjes së pandehur të Ballukut dhe goditjes së grupit kriminal të AKSH, Rama është kujdesur ti garantojë ndërkombëtarët se ai mbetet i vetmi aleat i tyre në këtë fushë të minuar.
Ndonëse është shpehur i hapur për të parë se ku ka gabuar, për të kuptuar kritikët e abuzimeve të prokurorëve dhe gjykatësve, ai ka konkluduar se mbetet i bindur se “ne s’na lejohet të gabojmë pasi duhet të shohim përtej ditës së sotme dhe kostove aktuale”. Ai i ka çuar mesazh Brukselit gjithnjë e më skeptik se “dhe po të kthehesha pas do bëja prapë të njëjtën gjë”.
Pra, sinjali është domethënës: mos më shikoni si njeriun që po ndryshoj kodin penal, që nuk dorëzoj imunitetin e Ballukut, por si të vetëmin aleat që iu ka mbetur në Tiranë për projektin që doni të çoni përpara.
Me anë të kësaj loje perfide Rama po mundohet të fshehë të gjithë fushatën që ka ngritur kundër goditjeve të mefshta që po i vijnë qeverisjes së tij nga drejtësia.
Megjithëse përshkroi gjatë gjithë fjalimit një drejtësi që “po merr hov në kurriz të të drejtave dhe lirive të njerëzve”, e cila ka suprimuar “prezumimin e pafajësisë”, e cila ka “linçuar dhe frikësuar administratën”, me anë të prokurorëve “as të pavarur as të paanshëm” që “paguhen sa frëngu pulën”, ai përcolli mesazhin: “ose më mbani mua, ose vjen qameti.
Ndoshta prandaj ai e shtyu edhe njëherë prononcimin përfundimtar për fatin e Ballukut, te paralajmeruar pëe sot, për të pritur se si do lexohet ky sinjal. Por fakti që Rama inskenoi një problem që e ka krijuar vetë, duke u paraqitur si zgjidhësi i tij, tregon se, për momentin, në Bruksel, nuk ia kanë toleruar mosbindjen.











