Sot zhvillohet seremonia shtetërore e përcjelljes për në banesën e fundit, të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, i cili ndërroi jetë më 28 maj në një spital në Gjermani.
Flamujt në të gjithëinstitucionet shtetërore janë ulur në gjysmështizë.
Në orë 10:00-12:00 do të zhvillohen homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit
Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Atje do të mbahet ceremonia e varrimit dhe fjalimet e lamtumirës. Në fund, dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani.