Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFlamujt në gjysmështizë: Sot ceremonia shtetërore e varrimit të ish-Presidentit Nishani

Flamujt në gjysmështizë: Sot ceremonia shtetërore e varrimit të ish-Presidentit Nishani

Sot zhvillohet seremonia shtetërore e përcjelljes për në banesën e fundit, të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, i cili ndërroi jetë më 28 maj në një spital në Gjermani.

Flamujt në të gjithëinstitucionet shtetërore janë ulur në gjysmështizë.

Në orë 10:00-12:00 do të zhvillohen homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit

Pas orës 12:00,  arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Atje do të mbahet ceremonia e varrimit dhe fjalimet  e lamtumirës. Në fund, dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME