Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËFlutura Açka braktis mbledhjen, nuk e pranuan si kryetare grupi të PD

Flutura Açka braktis mbledhjen, nuk e pranuan si kryetare grupi të PD

Në Konferencën e Kryetarëve sot ishte thirrur edhe Gazment Bardhi, edhe Flutura Açka. I pari ka qenë i zgjedhur si kryetar i grupit parlamentar të PD-së shumë kohë më parë. E dyta u emërua nga Lulzim Basha rreth një javë më parë. Në pikëpyetje ka qenë se kë do të njohin socialistët, pas letrave që kanë marrë nga mosmarrëveshjet brenda në PD.

Si përfundim duket se Bardhi është thirrur në mbledhjen e konferencës së kryetarëve si kryetar i grupit të PD-së, ndërsa Açka si kryetare e komisionit të medias. Kjo e fundit, e zhgënjyer se Lulzim Bashës nuk i eci fjala, e ka lënë përgjysëm mbledhjen dhe është larguar.

Lufta brenda llojit po merr pjesën më të madhe të energjive brenda demokratëve, ndërkohë që po i shërben mazhorancës të çojë më tej e pashqetësuar projektet problematike me të cilat qeveris.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME