FMN kundër Ramës: ‘Paqja Fiskale’ minon progresin në administrimin tatimor

Fondi monetar ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë. Në raport thuhet se vendi ynë vazhdon të shënojë rritje të fortë ekonomike, e nxitur kryesisht nga turizmi dhe konsumi privat, me PBB-në reale që pritet të rritet 3.5% në vitin 2025 dhe 3.6% në 2026.
Inflacioni mbetet i ulët, borxhi publik po ulet dhe rezervat valutore qëndrojnë të forta, duke krijuar një bazë solide për reformat e qeverisë dhe synimin për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.
Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se marrëveshja e quajtur “Paqja Fiskale” mund të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore, duke rrezikuar qëndrueshmërinë fiskale në mes të sfidave demografike dhe shpenzimeve publike në rritje.
FMN nënvizon gjithashtu rëndësinë e reformave strukturore në kapitalin njerëzor, tregun e punës dhe qeverisje për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të nxitur konvergjencën me standardet e BE-së.
Top Channel








