Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFNSH në familjen Martinaj/ A ndihet i kërcënuar Edi Rama?

FNSH në familjen Martinaj/ A ndihet i kërcënuar Edi Rama?

Nga kontrollet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në shtëpitë e familjes Martinaj u gjet një arsenal armësh me të cilin mund të kryhet një betejë e vërtetë. Të fshehura në kosheret e bletëve kishte mijëra fishekë, automatikë, predha, maska dhe municione të tjera që tregojnë se humbja e dy djemve të fisit, Brilantit dhe Ervisit ka lënë pas një situatë shpërthyese.

Kontrollet e forcave speciale në Fushë-Kuqe ringjallën në media pikëpyetjet, nëse Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur? Në fakt, ky debat konsiderohet i tejkaluar nga familja Martinaj. Ata janë pajtuar me faktin se i afërmi i tyre është vrarë dhe ajo çfarë kërkojnë, është një varr ku ai të prehet.

Atëherë përse mësyu FNSH dhe RENEA me zhurmë në shtëpitë e Martinajve natën pas Krishtlindjeve?

Akuzat për Edi Ramën nga Faik Martinaj

Përgjigjia e operacionit të sotëm mund të jetë në akuzat që bëjnë familjarët e Martinajve për vrasjen e biznesmenit të lojrave të fatit. Sipas tyre, disa banda kriminale dhe biznesmenë të fuqishëm u bënë bashkë për vrasjen e Ervis Martinajt, por njeriu që u dha mbështetje politike është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Në një intervistë të dhënë për Report TV pak kohë më parë, xhaxhai i Ervis Martinajt foli me bindje të plotë se Edi Rama qëndron pas skenarit të zhdukjes së nipit të tij.

Duke iu referuar Ramës në intervistë, xhaxhai i Ervis Martinajt, Faiku u shpreh “Ky ishte iniciatori. Ky ishte organizatori i zhdukjes. Shiko, hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën. Këtë, vetëm shteti, një SpiroKolekë i dytë dmth i zhduk kufomat”.

Për faktin nëse Ervis Martinaj është vrarë apo jo, ai tha: “Bandat janë të Edi Ramës. Të gjitha këto. Është iniciatori, është ideatori i të gjithave. Skenari është i Edvin Kristaq Rama, krimineli i kombit”.

Mënyra me të cilën foli Faik Martinaj në intervistë nuk lë asnjë shteg për interpretime. Edi Rama ka qenë drejtpërdrejt i akuzuar nga Martinajt, shtëpitë e të cilëve u bastisën sot nga forcat speciale.

A ndjehet i kërcënuar kryeministri nga familja e tyre? Përgjigjia është në rezultatin e kontrollit që u kryen sot në Fushë-Kuqe. Mijëra fishekë, automatikë, predha, jelekë antiplumb etj në duart e familjeve që kanë humbur dy djemtë e tyre.

Çfarë tha Edi Rama për zhdukjen e Ervis Martinajt

Zhdukja e Ervis Martinajt u bë në një nga temat më të trajtuara në media për shkak të fuqisë financiare dhe lidhjeve që kishte Ervis Martinaj, jo vetëm në botën e krimit, por edhe me politikën.

Më herët, Edi Rama i ishte referuar atij gjatë një mitingu të PS para zgjedhjeve të 25 Prillit, kur i dërgoi një mesazh që familjarët e konsideruan paralajmërim.

Video më poshtë:

Në anën tjetër, vetë 42 vjeçari kishte blerë shtëpi në Surrel para se të zhdukej, pikërisht në fshatin ku jeton kryeministri. Në lidhje me këtë çështje, Rama i dha kohë policisë për të dhënë një përgjigje, pasi sipas tij, përgjigjia e policisë duhej të ishte e mbështetur në prova.

Pas zhdukjes së Martinajt, policia arrestoi efektivin e operacionales Jeton Lami, që shërbente si kontakt i Ervis Martinajt me emra të njohur të policisë. I vetmi njeri që Jeton Lami pranoi të rrëfehet ishte Gledis Nano. Pas bisedës me Lamin, Gledis Nano takoi kryeministrin Rama dhe u shkarkua menjëherë nga detyra./Lapsi.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME