Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFoto/ Ekzekutimi mafioz i 19-vjeçarit në lokal, çfarë ndodhi dje në Shkodër...

Foto/ Ekzekutimi mafioz i 19-vjeçarit në lokal, çfarë ndodhi dje në Shkodër (vidio)

Qyteti i Shkodrës u trondit dje nga ekzekutimi mafioz, që i mori jetën 19-vjeçarit, Erjon Xhenje.

I riu u vra pasditen e djeshme, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.

Për fat të keq plumbat rezultuan fatal për 19-vjeçarin, i cili mbeti i vdekur në vend.

Sakaq mediet kanw zbuluar bisedën e fundit të 19-vjeçarit me babanë.

Babai e ka telefonuar Erjonin dhe i ka kërkuar që të dy bashkë të udhëtonin drejt Malit të Zi, por i riu e ka refuzuar duke i thënë se ndodhej në lokal dhe ishte duke pirë një kafe.

“Dy orë para ngjarjes babai i viktimës i ka telefonuar djalit të tij dhe i ka kërkuar ta shoqëronte drejt Malit të Zi, por ai nuk ka pranuar duke i thënë se ndodhej në një lokal dhe po pinte kafenë”.

Për sa i përket autorëve, ata janë larguar menjëherë nga vendi I ngjarjes me një motoçikletë.

Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes

Momenti kur babai identifikon djalin e vrarë
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME