Uncategorized

Foto/ Me pistoletë në kokë (!) Kujt i përket fotografia e çuditshme me të cilën gazeta italiane shoqëroi intervistën me kreun e SPAK, Dumani

Në intervistën e botuar këtë të hënë me kreun e SPAK, Altin Dumani, gazeta e njohur italiane La Repubblica, ka publikuar një foto të një personi të cilit i kanë drejtuar armën në kokë.

Për çfarë bëhet fjalë?

Kjo foto është në dosjet e Europol. Ajo i përket telefonit të sekuestruar të një personi të arrestuar.

Është një nga 170 personat e akuzuar për aktivitet kriminal që përdornin për komunikim SKY ECC.

Kur Europol zbërtheu serverin e kësaj platforme, mori prej aty të gjitha imazhet dhe bisedat e kriptuara.

Mes tyre është kjo foto që i përket mesazheve të shtetasit Elvis Demçe.

“Është bisedë mes tij dhe vrasësve që ai ka përdorur, të cilët shkëmbenin foto kërcënuese si kjo e publikuar, si dhe të dhëna mbi armët, drogën dhe paratë” – shpjegoi La Repubblica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds