Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETFuqia shëruese e hudhrës, sa nevojiten për uljen e presionit të...

Fuqia shëruese e hudhrës, sa nevojiten për uljen e presionit të gjakut

Për vite me rradhe hudhra është konsideruar si një ndër ushqimet më të shëndetshme të natyrës.

Kohët e fundit sipas një studimi është vërtetuar se hudhra përmirëson presionin e gjakut, nivelet e kolisterolit dhe rrit imunitetin

Përfitimet shëndetësore të hudhrës rrjedhin nga shumë përbërës natyrorë pasi ajo përmban ‘alicina’ e cila është përgjegjëse për aromën e fortë dhe karakteristike të saj.

Hudhra thith nga toka një sasi shumë të madhe të squfuri e cila zbërthehet në rreth 50 përbëres të ndryshëm të cilat janë aktive gjatë tretjes se ushqimit, dhe janë biologjikisht aktive brenda qelizave tona.

Nisur nga një përmbledhje në revistën ‘Mjekësi Eksperimentale dhe Terapeutike’ në vitin 2020 zbuloi se pacientët me presion të lartë të gjakut, të cilëve i’u dha 600-900 mg suplemente hudhre për tre muaj, përjetuan një rënie të presionit të gjakut që ishte e ngjashme me efektin e ilaçeve.

Mendohet se alicina stimulon prodhimin e oksidit nitrik, i cili zgjeron enët e gjakut, gjithashtu frenon aktivitetin e ACE (enzimës konvertuese të angiotenzinës) gjë e cila relakson enët e gjakut dhe ul presionin në të.

“Mund të themi se hudhra duket se luan një rol mbështetës imun dhe mund të kontribuojë në zvogëlimin e  ftohjes, megjithëse ngrënia e një sasie të vogël si pjesë e një vakti mund të mos sigurojë një dozë të mjaftueshme për të përmirësuar simptomat e virusit”, thotë Dr Macciochi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME