Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLE Fusni një kristal në çantë para se të dilni në takim

 Fusni një kristal në çantë para se të dilni në takim

Para se të dilni në një takim me siguri në çantë fusni telefonin, kuletën, çelësat, maskën dhe lapsin e buzëve, duke menduar se nuk keni harruar asgjë. Në fakt, çfarë mungon është një kristal (gur i çmuar)! Nëse nuk e dinit, kristalet funksionojnë si përcjellës dhe përforcues që transmetojnë dhe transformojnë energjinë tonë dhe me shumë gjasa, atë të njerëzve rreth nesh.

Fuqia e tyre është të ndryshojë humorin, t’ju fuqizojnë mendërisht dhe t’ju japin energjinë për të cilën kishit nevojë. Në çdo formë, madhësi apo ngjyrë të jetë kristali, zotëron të njëjtën fuqi, prandaj bëni mirë ta mbani pranë vetes, aq më tepër nëse po dilni në atë takimin e shumëpritur.

Sapo të keni zgjedhur gurin tuaj, filloni nga puna. Gjëja e parë që duhet të bëni është ta pastroni në ujë të bollshëm. Pastaj lëreni diku pranë dritares për t’u tharë nën dritën e hënës. Hapi tjetër është të fryni mbi të, si shenjë për të larguar gjithë energjinë e padëshiruar.

Pasi ta keni pastruar, është koha për ta aktivizuar dhe karikuar. Mbajeni në duar dhe nuhateni duke bërë frymëmarrje të thella. Përsëriteni si veprim disa herë ndërkohë që mendoni qëllimin dhe dëshirën tuaj.

Gjëja e fundit që duhet të bëni është ta vendosni atë copëz fuqie në xhep, diku nëpër reçipeta apo në varësen tuaj si aksesor. Jeni gati!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME