Gallatat e protestës/ Slloganet më pikante kundër Ramës

Protestuesi mbante thirrjen: “O Rame nxirre nji fond emergjence se kam dy ndeshje të sigurta”.
Dita e 49 e protestës u shenjua nga një sllogan që mbahej në duart e një të riu. Nisur nga pagesa e këngëtarit Kanye West nga fondi i emergjencave dhe nga fakti se jemi në kohën e kampionatit botëror dhe duke ironizuar me mënyrën se si kryeministri përdor paratë publike ai kishte shkruar: “O Rame nxirre një fond emergjence se kam dy ndeshje të sigurta”.

Por kjo nuk qe e vetmja. Dikush tjetër e vinte theksin tek grykësia e kryeministrit.

Si një nga abuzimet e mëdha të Ramës as kompetencat që ai i ka dhënë vetes për të monopoliziar lejet e ndërtimit nuk i kishin shpëtuar sarkazmës.


Motivi i një kryeministri hajdut është bërë refreni i protestës.











