Fier – Gara me kuaj janë organizuar këtë të shtunë në bregdetin e Darëzezës në Fier nga dashamirës të sportit e hipizmit.
Kanë qënë pesë ekipe dhe dhjetë kuaj që kanë garuar në një gjatësi bregdetare prej 5 kilometrash.
Pjesmarrësit kanë qënë nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe kjo është hera e tretë që janë organizuar gara të tilla me kuaj në bregdetin e Darrëzezës në Fier.
Edhe pse një mot i vranët e me rreshje shiu në vend të parë ka dal Antonio Gjini nga Velipoja me pelën Bora.
Risi ka qënë sepse në këtë garë ka marr pjesë e ka zën vendin e tretë 12 vjeçari Roan Kallbaqi nga Durrsi me pelën Lela.
Nga ana tjetër organizatori i këtij aktiviteti Bekim Toro ka pohuar se kemi pesë vjet që oragnizojme aktivitete te tilla. Dy ekipe ai i Korçës dhe ai i Tiranës kanë kuaj për gara ndërkombëtare por kuajt tanë nuk mund të dalin jasht shtetit për shkak të një vule të marr që në kohën e sistemit të Enver Hoxhës.
Toro pohoi se federata e tyre nuk funksionon dhe ende nuk kan zgjedhur kryetarin e ri i cili do të interesohet që ekipet tona të marin pjesë në gara ndërkombëtare