Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGazetarja publikon kërcënimet e Erion Veliajt

Gazetarja publikon kërcënimet e Erion Veliajt

Gazetarja Ola Xama, zbuloi në një artikull të publikura në BIRN, se sipas SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj është propozuesi i projektit të inceneratorit të Tiranës.

Fill pas shkrimit, Xama mori disa mesazhe intimiduese nga Veliaj.

TPZ ka arritur të sigurojë mesazhet e kryebashkiakut të Tiranës, që i drejtohet gazetares me fjalët “killer me pagesë, “nuk je gazetare”. 

Më poshtë shkëmbimi në Whatsapp mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe gazetares Ola Xama.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetarja Xama deklaroi se është ndjerë e intimiduar nga mesazhet e Veliajt. 

“Fillimisht e kam kontaktuar unë zotin Veliaj dhe i kam dërguar pyetje për shkrimin që po bëja. Ai është vënë në dijeni. Kemi pritur që të kthejë përgjigje. Unë I them që pyetjet nuk janë detyruese, nuk është kërkesë për informacion, por kërkesë për koment. E kemi pritur disa orë dhe nuk ka kthyer përgjigje. Ditën e nesërme më ka kontaktuar VEliaj me mesazhe fyese dhe ton vulgar.

BIRN ka redaktor dhe kryeredaktor që bëjnë fact check të shkrimit. Mbase do ta kanalizojë te fyerja dhe linçimi I një gazetari sikur është i paguar dhe militant, siç më ka thënë edhe në mesazhet e tjera.

Ndihem e intimiduar. Më shumë sesa një mesazh fyes që nuk i shërben dinjitetit të një kryetari bashkie.

Të nesërmen pashë disa media që më etiketonin si zoti Veliaj, “killere me pagesë”, deklaroi Xama. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME