POLITIKË

Gazment Bardhi: Shpi më shpi dhe derë më derë për votën e 11 Majit

Sëbashku me Silvën pas takimeve në fshatin Belishovë dhe fshatin Belistan, një ndalesë për kafe në 📍fshatin Visokë, ku biseda përqëndrohet tek shqetësimet e përditshme të banorëve dhe tek nevoja që ata ndjejnë për ndryshim.

Banorët e Visokës në Mallakastër prej më shumë se 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak për këtë është mungesa e investimeve për ndërtimin e rrjetit ujësjellës. Ujin ata e sigurojnë me kafshë ose automjete nëpër burimet që ka fshati ose në banorë të cilët kanë hapur puse, duke u vështirësuar kështu edhe jetën. Edi Rama erdhi në 2013 me premtimin se në cdo cep të Shqipërisë do të kishte ujë 24 orë brenda mandatit të parë. Me të njëjtin premtim të pambajtur u shkon edhe sot pas 12 vitesh qeverisje.

Problem tjetër që u vështirëson jetën banorëve të këtij fshati është edhe ndotja e ajrit pasi Visoka njihet si vendburim nafte e shtresave gëlqerore ku puset dhe depozitat janë fare pranë banesave ku ata jetojnë. Një tokë e bekuar nga Zoti, por që nuk shkon në dobi të banorëve të kësaj zone. Ata vuajnë vetëm pasojat e ndotjes së ajrit, ndërkohë që nuk kanë asnjë përfitim.

Këto problematika do të marrin zgjidhje pas 11 Majit, ku të gjithë bashkë duke mbështetur Partinë Demokratike do ta bëjmë Mallakastrën dhe Shqipërinë Madhështore! 🇦🇱✌️

Në fshatin 📍Drenovë Fushë, në njësinë administrative Qendër-Mallakastër shqetësimet e banorëve janë thirrje e fortë për ndryshim. Sëbashku me Silvën dhe kandidatin tonë djalë të kësaj zonë Arben Hoxhaj, kemi marrë zotimin se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të nxjerr Drenovën Fushë, Mallakastrën dhe gjithë Shqipërinë nga errësira ku e ka zhytur Edi Rama.

12 vjet keqqeverisje, asnjë arritje, asnjë premtim të mbajtur. Vetëm mashtrime, vetëm premtime boshe, vetëm fjalë. Ta bëjmë sëbashku Mallakastrën dhe Shqipërinë Madhështore! 🇦🇱✌️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button