Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është takuar me kongresmenin republikan Pete Sessions. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi është shprehur se partneriteti strategjik me SHBA do të jetë i tillë përjetësisht dhe se Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara.
Postimi i plotë
Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja Kongresmenin Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar përjetësisht.
Pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë korrupsionin, mungesën e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar.