Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTGiroud rekordmen, Mbappe spektakolar: Franca shkatërron 3-1 Poloninë (vidio)

Giroud rekordmen, Mbappe spektakolar: Franca shkatërron 3-1 Poloninë (vidio)

Franca tregon forcën dhe fiton 3-1 ndaj Polonisë në ndeshjet me eliminim direkt në Katar 2022. Në fazën e 1/8-ave, skuadra e Deschamps eliminoi polakët nga kompeticioni ndërsa hodhi hapin tjertër për në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin Angli-Senegal. Në stadiumin Thumama në Doha, Giroud u kujdes për të zhbllokuar ndeshjen në fund të pjesës së parë duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte një asist të Mbappé. Më pas në pjesën e dytë fenomeni i PSG mbylli llogaritë duke firmosur një dygolësh të shkëlqyer. Në shtesë Lewandowski shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit, golin e nderit për të tijtë.

Gjithçka e lehtë për Francën. Pas humbjes pa dhimbje me Tunizinë, në ndeshjen e parë me eliminim direkt, autoblinda e Deschamps ngre edhe një herë nivelin. Franca fundos Poloninë dhe përgatitet për të përballuar në mënyrën më të mirë çerekfinalen, duke rikuperuar menjëherë lojën, golat dhe besimin. Në stadiumin Thumama, Mbappé e të tjerët nuk i dhanë asnjë shans Leëa dhe shokëve të tij. Les Blues i shndërruan diferencat teknike mes Francës dhe Polonisë në një hendek të pakalueshëm për sa i përket rezultatit. Tre gola të shënuar, por Gjelat realizuan shumë më pak se sa krijuan dhe dhanë gjithmonë ndjesinë e menaxhimit të gjithçkaje me qetësi, ftohtësi dhe cilësi. Përveç rreth dhjetë minutash para golit të Giroud, me Poloninë francezët janë padronë të fushës, duke konfirmuar prestigjin e favoritëve për fitoren finale së bashku me Brazilin dhe Argjentinën.

NDESHJA

Deschamps rreshton 11-en e parë dhe sërish u mbështet te Dembele, Griezmann dhe Mbappé pas Giroud. Zgjedhje të cilave Michniewcicz iu përgjigj duke lënë Milik në pankinë, duke e ngjeshur mesfushën. Ashtu siç pritej, në fillim ishte formacioni i Deschamps që mori zotërimin e topit dhe ndeshjen në dorë, por me hapësirat e bllokuara, manovra franceze nuk depërtoi. Një goditje me kokë nga Varane pas zhvillimit të një goditjeje nga këndi shkoi jashtë. Më pas mbrojtja polake bllokoi një përpjekje të Dembelé dhe Szczesny kundërshtoi një goditje të fuqishme të Tchouameni dhe një tjetre me të majtën nga Dembelé.

Me Francën që bën presion, ndeshja luhet thuajse tërësisht në pjesën polake për njëzet minutat e para. Më pas djemtë e Michniewicz fitojnë ngadalë metra dhe përpiqen të rrisin presionin duke rritur qarkullimin në mesfushë. Një goditje e Lewandowski shkoi jashtë dhe dyshja Lloris-Varane shpëtuan rezultatin në një tentativë të dyfishtë të Zielinskit. Nga ana tjetër, Giroud gaboi gjithçka pas një krosimi nga Dembele. Por më pas e kompensoi duke dërguar në rrjetë një asist të mrekullueshëm nga Mbappé pas shpinës së Szczesny. Një gol që zhbllokoi ndeshjen dhe e dërgoi Francën në dhomën e zhveshjes në avantazh.

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë filloi pa ndryshime dhe me Poloninë duke u përpjekur të shtyjë përpara duke luajtur një për një në të gjithë fushën. Një reagim që i dha më shumë gjallëri dhe shtytje manovrës së Michniewicz. Por edhe shumë hapësirë teknikës dhe kundërsulmeve të Bluve. Szczesny ndalon një goditje dënimi nga Griezmann, më pas Glik dhe shokët e tij të skuadrës ndalën disa inkursione të rrezikshme në krahë. Për t’i dhënë më shumë peshë sulmit dhe dinamizmit, Michniewicz hodhi në fushëh Milik, Zaleëski dhe Bielik. Gjithsesi Franca menaxhoi ndeshjen dhe krijoi rastet më të mira.

Mbappé dyfishoi avantazhin, me një të djathtë të fuqishme që nuk i la asnjë mundësi portierit polak. Një gol që siguroi rezultatin dhe e shndërroi pjesën tjetër të ndeshjes në një formalitet. Në fund, kishte kohë edhe për një penallti të Lewandowski, që shkurtoi distance, pak para fishkëllimës së trefishtë. Franca fiton, bind dhe fluturon lart.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME