Berat Gjimshiti në vitet e fundit ka qenë protagonist te skuadra e Atalantës, duke e ndihmuar që të luajë Në Europë. Mbrojtësi shqiptar është pjesë e skuadrës zikaltër që nga janari i vitit 2016. Këtë sezon, Gjimshiti nuk po luan shumë pasi në fillim pati një dëmtim të rëndë që e mbajti jashtë fushave për rreth dy muaj dhe pastaj humbi vendin e titullarit deri para 1 muaji kur e riktheu atë.
Në një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport”, Gjimshiti ka folur rreth karrierës së tij te Atalanta, teksa për gjithë sukseset thotë se është meriton trajneri Gian Piero Gasperini.
“Statistikat personale të këtij sezoni me Atalantën janë shumë të rëndësishme për mua. Kur unë u transferova te Atalanta në krye të skuadrës ishte ende Edy Reja si trajner dhe vetëm më pas erdhi Gasperini me të cilin nisëm një cikël fantastik.
U kualifikuam në Ligën e Evropës dhe pastaj në Ligën e Kampionëve. Në fillim të aventurës me Atalantën me larguan në huazim për dy sezone, por më pas u riktheva dhe gjithçka ndryshoi.
Ky sezon është shumë i balancuar, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kampionati si rrjedhojë bëhet i komplikuar. Unë besoj shumë te projekti i Atalantës, por edhe te shokët e skuadrës. Kemi kaluar edhe kohë më të vështira, por gjithnjë kemi ditur të rikthehemi. E kemi treguar forcën”, tha Gjimshiti.