Gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorisë për katër zyrtarët e bashkisë Fier.

Nuk arkëtuan 40 milionë lekë nga parkimi nëntokësor, gjykata u komunikon masat e sigurisë 4 zyrtatëve të bashkisë Fier të ndaluar 3 ditë më parë.
Në një seancë maratonë që nisi që në orën 10 të paradites së sotme gjykata Fier ka komunikuar masat e sigurisë të marra duke prerë flet arrestet me urdhër të prokurorisë Fier për 4 zyrtatët e bashkisë Fier që akozohen se nuk arkëtuan 40 milionë lekë të reja nga parkimi nëntokësor që është pronë e bashkisë Fier, në buxhetin e bashkisë Fier.
Adela Hysenaj, ish n/kr bashkise, ish dr e urbanistikes, ish drejtore e tatim tax në bashki
Anisa Cjapi dr e tatim tax në bashki
Martin Dodi sek i përgj i kësh bashkiak
Vasil Çeku dr për jugin e vendit në dr e përgj të tatim tax në rajonin Fier.
Trupi gjykues në përfundim vendosi që Personat A. H. dhe V. Ç. do të vijojnë të mbahen në “arrest shtëpie”, ndërsa A. C. dhe M. D. janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike. Gjykata ka revokuar masën “ndalim për të dalë jashtë shtetit” për M. D., ndërkohë që V. Ç. i është hequr pezullimi nga detyra, por mbetet në “arrest shtëpie”.
Vendimi u shpall më 26 korrik 2025 dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh. Personat janë nën hetim për shkelje të detyrës në ushtrimin e funksioneve publike dhe ndërhyrje të paligjshme në vendimmarrje zyrtare.
V E N D I M I S H K U R T U A R
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
“Për verfikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit”
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e përbërë nga:
GJYQTARE – AURORA TUSHA
Asistuar nga sekretare gjyqësore Esmeralda Hyseni, sot në Fier, më datë 26.07.2025 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, kërkesën penale me Nr.1397 regj.Them që i përket:
KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Fier, përfaqësuar nga prokurori z. Ervis Alliaj.
PERSON NËN HETIM: A. H. e mbrojtur nga av.Gëzim Hajderaj, i zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.
E DYSHUAR: Për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 245/1 dhe 248 i Kodit Penal.
PERSON NËN HETIM: A.C, nga av. Mexhit Dyrmishi, caktuar kryesisht nga gjykata, zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.
E DYSHUAR: Për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
PERSON NËN HETIM: M. D, i mbrojtur nga av.Rozeta Plaku, zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.
I DYSHUAR: Për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
PERSON NËN HETIM: V. Ç, mbrojtur nga av.Rozeta Plaku, zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.
I DYSHUAR: Për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 Kodit Penal
OBJEKTI: Kërkesë për marrjen në pyetje të personave nën hetim A. H A.C, M. D dhe V. Ç
BAZA LIGJORE: Neni 248 i Kodit të Procedurës Penale
Gjykata, bazuar në nenet 228, 229, 232, 237, 240 dhe 248 KPP, pasi dëgjoi palën kërkuese, personat nën hetim dhe mbrojtësit e zgjedhur prej tyre me deklarim në seancë gjyqësore;
V E N D O S I :
- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për marrje në pyetje të personave nën hetim A. H, A.C, M. D dhe V.Ç.
- Të vijojë zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim A. H, , të caktuar me vendimin nr.62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si e dyshuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
- Urdhërohet personi nën hetim A.H të mos largohet nga banesa e saj.
- Të vijojë zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim A. C, të caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
- Të revokojë masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim M. D. Vijimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim M.D, të caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
- Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal dhe karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për personin nën hetim V. Ç, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale. Revokimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim V. Ç, të caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
- Urdhërohet personi nën hetim V. Ç të mos largohet nga banesa e tij.
- Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me ekzekutimin e këtij vendimi.
- Shpenzimet gjyqësore të lihen siç janë kryer.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Juridiksionit te Përgjithshëm të Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Fier, sot më datë 26.07.2025!
GJYQTARE
AURORA TUSHA











