Policia Kombëtare ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës, që coi në sekuestrimin në Alicante të pak më shumë se 4300 kilogramë kokainë.
Droga mësohet se ishte fshehur në një ngarkesë me banane që mbërriti të premten e kaluar në një magazinë në Llano del Espartal. Kjo sasi kokaine është më e madhja e kapur deri më sot në provincën e Alicante-s.
Në operacionin policor sekret, janë arrestuar pesë persona, mes tyre katër shqiptarë. Policia Kombëtare bën me dije se rrjeti i trafikut menaxhohej nga shqiptarë, të cilët kishin sy synim që të shpërndanin drogë në vende të Europës.
Po ashtu bëhet e ditur se kontejnerët me drogë hynin përmes portit të Malagës.