Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMalli në kamion fshihej për të mos u kapur nga skaneri ...

Malli në kamion fshihej për të mos u kapur nga skaneri (vidio)

Pamjet që shihni më poshtë tregojnë aksionin e SPAK, në bashkëpunim me struktura të tjera të huaja, që çoi në arrestimin e 20 personave, ndërkohë që njëri është në kërkim. Siç shihet nga filmimet e fshehta të agjentëve të policisë, droga transportohej përmes kamionëve, në të cilët ishte përshtatur një vend ku as skaneri nuk e evidentonte dot.

Në një konferencë prokurori Vladimir Mara deklaroi se hetimi është bërë në bashkëpunim me palën italiane, ndërsa shtoi se grupi kriminal trafikonte lëndë narkotike.

Mes të tjerash Mara tha se nga 21 masa sigurimi personal, 20 u ekzekutuan, duke shtuar se një person është në kërkim ndërkombëtar. Po ashtu u bë e ditur se SPAK ka kryer dhe hetim pasuror për anëtarët e grupit kriminal, ku transportimi i drogës bëhej me kamion.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME