KULTURË

Golden Globes 2026: Dedikimi i Timothée Chalamet për Kylie Jenner

Timothée Chalamet i bëri një dedikim të veçantë partneres së tij, Kylie Jenner, gjatë ceremonisë së Golden Globe Awards 2026, teksa pranoi çmimin për aktorin më të mirë në një film komedi ose muzikal.

Aktori 30-vjeçar e mbylli fjalimin e tij me fjalë prekëse, duke thënë:
“Për prindërit e mi dhe për partneren time, ju dua shumë. Faleminderit nga zemra.”

Ndërsa Chalamet fliste në skenë, Kylie Jenner, e ulur në sallë pranë bashkëaktores së tij Odessa A’zion, u pa duke buzëqeshur dhe duke duartrokitur e emocionuar.

Ky nuk ishte i vetmi rast kur Chalamet e përmendi Jenner në një ceremoni çmimesh. Edhe gjatë Critics Choice Awards 2026, aktori falënderoi “partneren e tij prej tre vitesh”, duke shtuar:
“Faleminderit për gjithçka që  kemi ndërtuar së bashku. Të dua. Nuk do ta kisha arritur këtë pa ty.”

Në atë moment, Kylie Jenner u pa duke ia kthyer fjalët “Të dua” nga vendi i saj në sallë.

Çifti është në një lidhje që nga viti 2023, ndërsa u deshën dy vite për të bërë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq. Në ceremoninë e Golden Globes 2026, Chalamet parakaloi vetëm në tapetin e kuq, ndërsa Jenner mbërriti më vonë dhe u ul pranë tij gjatë eventit.

Gjatë ceremonisë, Jenner e puthi Chalamet-in sapo Jennifer Lopez shpalli emrin e tij si fitues të kategorisë.

Në fjalimin e tij, ylli i “Dune” foli gjithashtu për nominimet dhe humbjet e mëparshme në Golden Globes për filmat “Call Me By Your Name”, “Beautiful Boy”, “Wonka” dhe “A Complete Unknown”.

“Babai im më ka mësuar që të jem mirënjohës,” tha Chalamet. “Edhe kur kam dalë nga kjo ceremoni pa çmim, kam qenë mirënjohës që isha aty. Por do të gënjeja po të thosha se këto humbje nuk e bënë këtë fitore edhe më të ëmbël.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button