AKTUALITET

E rëndë në Korçë! 66-vjeçari gjendet i djegur në makinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët. 

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10 të Korçës, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga zjarri. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë konstatuar se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç. 
    
Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet paraprake, dyshohet se 66-vjeçari mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button