AKTUALITET

Kultivoi bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar në Tepelenë pasi u kap duke kultivuar 175 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në mes të kanioneve të fshatit Progonat. Bimët ishin mbjellë në vazo, në një zonë të vështirë për t’u arritur.  

Sipas policisë, 57-vjeçari me inicialet I.M. u kap në flagrancë në vendin ku kishte kultivuar bimët narkotike. Të 175 bimët u asgjësuan në vend. Policia bën me dije se kontrollet kundër kultivimit të kanabisit vijojnë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button