Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se shkatërroi procesin zgjedhor të 14 majit.
Meta u shpreh se “bota e nëndheshme me porosi të Ramës dhe mbrojtjes së policisë së shtetit tjetërsuan votën e qytetarëve”.
Por paralajmëroi se “gomerët që u imponoi Rama qytetarëve shqiptarë për kryebashkiakë nuk do vjedhim më të qetë”.
Shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilëve ishin shkatërruar nga Rama para se të niste ky proces. tjetërsimi i i votës së liri po dokumentohet por edhe procesi i kontestimit ligjor, por edhe përshkallëzimi i veprimit opozitar.
Pavarësisht nga ky tjetërsim i botës së nëndheshme me porosi të Ramës dhe mbrojtjes së policisë së shtetit, gomerët që u imponoi Rama qytetarëve shqiptarë për kryebashkiakë nuk do vjedhim më të qetë. Përshkallëzimi i aksionit opozitar në këshillat bashkiak, transparence për çdo qindarkë do nisë menjëherë“, tha Meta.