Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIGoogle pushon 12 mijë punonjës përmes një email-i

Google pushon 12 mijë punonjës përmes një email-i

Google Alphabet do shkurtojë 12,000 vende pune për punonjësit e saj, dhe lajmi është dhënë përmes e-mailit. Administratori Sunbdar Pichai, ka dërguar një mesazh me e-mail për të njoftuar 6% të punonjësve të gjigantit teknologjik. Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke cituar fjalët e tij, për marrjen e “përgjegjësisë së plotë për vendimin” me të cilin gjigandi i kërkimit në internet bashkohet me emra të tjerë të mëdhenj në rrjet: nga Meta në Twitter dhe Amazon.

Pichai specifikoi se punonjësve të pezulluar do t’u paguhen 16 javë dhe 6 muaj përfitime shëndetësore në Shtetet e Bashkuara. Ashtu si kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë, Alphabet është rritur me shpejtësi për sa i përket fuqisë punëtore gjatë pandemisë Covid dhe tani ka vendosur të nisë planet për pakësimin e fuqisë punëtore.

“Këto janë momente të rëndësishme që ripërcaktojnë fokusin tonë, rishikojnë bazën tonë të kostos dhe drejtojnë talentin dhe kapitalin tonë drejt prioriteteve kryesore”,-tha Pichai. Sipas ekzekutivit, kompania ka “një mundësi të madhe” përpara saj me Inteligjencën Artificiale, një sektor në të cilin konkurrenca është gjithnjë e më e ashpër.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME