Një person, punëtori i një kompanie sigurimi, ka mbetur i plagosur rëndë në një grabitje që ndodhi sot në hapësirat e jashtme të një qendre tregtare në Prishtinë.
Sipas mediave në Kosovë, raportohet se katër të dyshuarit u larguan me automjetin e tyre në drejtim të Hajvalisë.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, konfirmoi se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grabitjeje ndaj një fugoni që transportonte para.
Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmarrin masa për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tre efektivë të policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar ditën e shtunë në Prishtinë. Mësohet se ata u sulmuan me thikë nga një person. Zyrtarët e policisë kishin shkuar të verifikonin një rast të dhunës në familje. Ishte ky momenti kur ndodhi ngjarja e rëndë. “Pak para orës 17:00…
Grei - Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka marrë pjesë në incidentin me të shtëna me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së hënës (28/8) në rrugën Kampani në Agios Panteleimonas, ku ndodhej një 25-vjeçar egjiptian. të plagosur rëndë. Sipas burimeve policore, kjo…
Vrasja e Liridonë Murselit ka marrë sot një tjetër kthesë, të denjë për një skenar filmi! 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Ajo udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u…