Të mërkurën, Manchester City luajti në transfertë kundër Everton, një duel që e fitoi 3-1 me përmbysje në pjesën e dytë. Sipas mediave britanike, në kohën që po luhej ndeshja disa hajdute kishin hyrë në shtëpinë e Grealish dhe kanë kryer një grabitje masive.
Banesa e tij në Chesire, një pjesë rurale e Anglisë midis Manchesterit dhe Liverpool, me një vlerë prej 7 milionë euro, ka pasur brenda të fejuarin e Grealish dhe prindërit e saj, së bashku e dy motrat me vëllain e lojtarit.
Të pranishmit në shtëpi kishin dëgjuar zhurma dhe kishin aktivizuar alarmin duke lajmëruar edhe policinë, por hajdutët ishin tepër të shpejtë dhe u larguan me bizhuteri të cilat së bashku kishin vlerën e 1.1 milionë eurove.