Sonte nis Top Story nën drejtimin e Grida Dumës, autore dhe moderatore e emisionit të debatit politik në Top Channel.
Në një lidhje direkte me drejtuesit e edicionit të lajmeve, Duma tregoi se çfarë kishte biseduar me pronaren e Topit, Lori Hoxhën.
“Ju jeni surprizuar që një politikane po e bën këtë në një televizion, unë jam surprizuar që kam gjetur një mendësi në pronarët e Top Channel dhe jam surprizuar shumë nga Lori kur kemi diskutuar për një risi të komunikimit politik, të analizës, hard talk-ut politik të stilit amerikan, ky është një stil amerikan siç i takon platformës së Top Channel është duke bërë një gjë avangrad. Shpresojmë që do të shkojmë aty ku duhet dhe të jemi një vlerë e shtuar”, tha Grida Duma, tashmë moderatore në “Top Story”.
Duma lajmëroi se do të jetë përherë në transmetim live. Pak ditë më parë ajo dorëzoi mandatin e deputetes dhe njoftoi tërheqjen nga politika.