AKTUALITET

Gruaja e vrarë në Tiranë nga Gjermania, dyshohet se u vra nga i shoqi

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e një shtetaseje të huaj nga Gjermania në një banesë të marrë më qira në Tiranë. Viktima kishte disa ditë që kishte marrë vetë banesën me qira dhe dyshohet se është vrarë disa ditë më parë pas një grindjeje me bashkëshortin.

Trupi i 30-vjeçares mësohet se është gjetur e pajetë nga pronari i banesës në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë Bllokut të Ambasadave, i cili më pas ka lajmëruar policinë.

Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button