Një artist i tatuazheve në Indi theu një rekord Guinness kur i kaloi 91 orë rresht duke bërë tatuazhe për 64 persona.
Ishan Rana nga Vadodara filloi bërjen e tatuazheve më 3 mars dhe i përfundoi 91 orë më vonë më 7 mars, pasi bëri gjithsej 74 tatuazhe për 64 persona, transmeton Telegrafi.
Maratona e tij kishte për qëllim thyerjen e Rekordit Botëror Guinness për seancën më të gjatë të tatuazheve (me shumë persona).
Rekordi i mëparshëm ishte 61 orë e 37 minuta nga artisti italian i tatuazheve Giovanni Vassallo në gusht të vitit 2022.