Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTHaaland një forcë e natyrës/ City, fitorja e pestë radhazi e Liverpool...

Haaland një forcë e natyrës/ City, fitorja e pestë radhazi e Liverpool (vidio)

Në raundin e mesjavës së Premier League, Manchester City fitoi 3-0 ndaj West Ham dhe u rikthye në krye të tabelës, duke parakaluar Arsenal. Në Etihad vendosën golat e Aké (50′), Haaland (70′) dhe Foden (85′). Arteta rikthehet kështu në -1 dhe ka një ndeshje më shumë të luajtur. Liverpool gjithashtu buzëqeshë me suksesin e pestë radhazi në kampionat. Reds morën fitoren 1-0 në Anfield ndaj Fulham, të nënshkruar nga penalltia e Salah në minutën e 39′.

MANCHESTER CITY-WEST HAM 3-0

Arsenal thërret, Manchester City përgjigjet. Guardiola nuk gaboi dhe mposhti West Ham me rezultatin 3-0 në Etihad. Citizens rikthehen në krye të Premier League në raundin e mesjavës. Megjithatë, lajmi më i madh është rekordi i Erling Haaland. Duke shënuar golin e provizorit 2-0 në minutën e 70′, ai u bë lojtari me më shumë gola në një sezon të vetëm në kampionatin anglez. Norvegjezi arriti në 35 gola, duke kaluar Andrew Cole dhe Alan Shearer. Një tjetër demonstrim se Haaland është gati të rishkruajë numrat dhe historinë e futbollit. 0-0 në pjesën e parë mashtron miqtë, sespe pastaj Aké zhbllokoi rezultatin me kokë, në një asist të Mahrez. Ish-lojtari i Salzburg dyfishoi rezultatin dhe në minutën e 85′ Foden mbylli llogaritë, vetëm 8 minuta nga hyrja në fushë.

Kështu Manchester City ngjitet në 79 pikë dhe rikthehet +1 ndaj Arsenal, që ka një ndeshje më shumë. Një hap tjetër drejt historisë i City dhe, mbi të gjitha, i Erling Haaland. Nga ana tjetër, West Ham mbetet me 34 pikë dhe pëson humbjen e tretë radhazi. Tani Hammers dridhen: avantazhi ndaj zonës së rënies është vetëm 4 pikë me 4 javë për tu luajtur. Një avantazh për të cilin londinezët nuk mund të spekulojnë.

LIVERPOOL-FULHAM 1-0

Liverpooli e ka seriozisht. Rikthimi në Champions duket i pamundur, por ndërkohë Reds po e provojnë falë suksesit të tyre të pestë në pesë ndeshjet e fundit në Premier League. Skuadra e Klopp u imponua 1-0 kundër Fulham në Anfield. Ndeshjen e vendosi Salah në minutën e 38′. Diop shkaktoi një faull në zonë dhe egjiptiani nga pika e bardhë nuk gaboi. Në pjesën e dytë, Alisson iu desh të shpëtonte rezultatin ndaj Carlos Vinicius. E pikërisht në shtesë, Reid bëri një gabim të bujshëm nga fare pranë, duke humbur 1-1 e mundshëm për Cottagers. Kështu Liverpool ngjitet në 59, -4 nga United që megjithatë ka dy ndeshje më pak dhe -6 nga Newcastle që, nga ana tjetër, ka vetëm një ndeshje për të rikuperuar në krahasim me Reds, që ndoshta u zgjuan shumë vonë në këtë Premier League.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME