POLITIKËTOP-NEWS

“Hajdutja Balluku nuk shpëton më”, Blushi shpërthen ashpër: Rama po humb mburojën ligjore, s’ka ku të fshihet

Ndryshimet ligjore që po ndërmerr kryeministri Edi Rama nuk e mbrojnë atë nga ndëshkimi popullor dhe qëllimi i tij i vetëm është të mbrohet nga drejtësia, bashkë me Belinda Ballukun, si dy të certifikuar tashmë për vjedhjen e miliona eurove të shqiptarëve.

Hajdutja e certifikuar, kryeministri pa mburojë – drejtësia e popullit po vjen
Kështu u shpreh sot në në një studio televizive, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Teksa e cilësoi një regjim të korruptuar dhe kriminal, deputeti opozitar vuri në dukje se tani ka ardhur koha që populli të vendosë drejtësi, përballë aferave dhe skandaleve korruptive të qeverisë.

“Për këdo që ka njohuri minimale nga Kushtetuta dhe shteti ligjor, akti i kryeministrit për ndryshimet ligjore bie ndesh me nenin kryesor, se qytetarët janë të barabartë para ligjit. Nuk ka pse një hajdut apo hajdute e certifikuar për vjedhje qindra milionë euro, t’i shpëtojë drejtësisë me këto ndryshime ligjore. Ndaj është drejtësia popullore ajo që do vendosë për këtë padrejtësi që po i bëhet pikërisht popullit. Kujtojmë se edhe ligjet drakoniane të Enver Hoxhës e pamë se si përfunduan. Të mos na bëjë ta tërheqim zëvarrë më 20 shkurt, ndaj edhe të mos vjedhin më asnjë qindarkë nga paratë e popullit. Edi Ramën nuk ka ligj në botë që e mbron, s’ka fuqi që e mbron”, tha Blushi në fjalën e tij.

Më tej ai komentoi se pavarësisht ndryshimeve ligjore që po ndërmerr me qëllimin e vetëm të ndalojë drejtësinë, kreu i mazhorancës nuk do e arrijë dot qëllimin, edhe nëse fshihet “pas fustanit të Belindës, Mirlindës dhe gorillave që mban pas vetes”.

Opozita sipas tij, tani është në gjendje t’i qëndrojë përballë regjimit dhe ta rrëzojë atë.

“Rama nuk shpëton dot, ai nuk mund të fshihet pas fustanit të Belindës, Mirlindës dhe atyre gorillave që mban rreth vetes. Nuk ka më ndryshim ligji që e shpëton apo mbron më. Opozita është e zonja që të qëndrojë përballë këtij regjimi, përballë një shumice që në fakt nuk është shumicë”, vijoi ligjvënësi i PL.

Dhe më tej shtoi duke iu referuar krahasimeve ekonomike në nivelin e tatim-taksave, me diferencë të madhe mes pushtetarëve, oligarkëve dhe qytetarëve të thjeshtë, se:

“Sot uji, djathi, vaji, tatohen më shumë sesa resortet turistike, jahtet dhe kazinotë e oligarkëve, përfshi edhe Belinda Ballukun që ka dy jahte dhe ka tatimin zero. Të gjithë shqiptarët e dinë sot se kush po i vjedh dhe se kush është armiku i tyre sot. Ky është një regjim që nuk meriton më asnjë ditë më shumë”.

Për Blushin, regjimi tashmë është kalbur, pasi nuk siguron dot as produktet ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve. Ai tha se shqiptarët janë të gatshëm për sakrifica, si dikur paraardhësit e tyre në një rekuiem historiko-politik.

“Ky regjim është kalbur nga korrupsioni dhe bandat kriminale. Opozita ka luftuar dhe denoncuar për interesin qytetar, pa kompromis për interesin kombëtar, përballë një mazhorance të lidhur me krimin. Ky regjim është kalbur. Madje edhe sigurinë ushqimore nuk ka arritur dhe as ilaçet për të sëmurët. Opozita është përballë me alternativë konkrete. Ne jemi të gatshëm të paguajmë me çdo çmim dhe sakrificë, i referohem për gjithçka kanë bërë paraardhësit tanë, që nga koha e rilindësve përballë perandorisë osmane dhe deri tek çlirimi nga nazi-fashizmi”, vijoi deputeti i PL.

Ai kujtoi edhe situatën e shpopullimit të vendit, si axhendë antikombëtare e qeverisë “Rama”:

“Rezultat i kësaj qeverisjeje dhe axhendës antikombëtare është edhe shpopullimi dhe ikja e mbi 1 milion shqiptarëve nga vendi. Shqiptarët nuk mund të durojnë më këtë regjim, këtë ciban të huaj dhe armik, që dëmton të ardhmen e tyre”.

Kurse për ndjekjen penale dhe dosjen presidentit të partisë, Ilir Meta, Blushi vuri në dukje se edhe pse mbahet në mënyrë të paligjshme i paraburgosur prej 16 muajsh, nuk është gjetur asnjë provë ndaj ish-presidentit të vendit.

Ai shtoi se Ballukut i janë gjetur 300 apartamente pasuri, kurse Metës asnjë fakt pasuror.

“Ka 16 muaj në paraburgim zoti Meta, që u rrëmbye nga ky regjim kriminal dhe ende nuk ka asnjë provë. Më gjeni një provë, më thoni një provë, nuk ka asnjë dhe mbahet i izoluar në ato kushte. Nuk ka asnjë provë për pasurinë e tij, ndërkohë që Belinda ka 300 apartamente. Nuk ka asnjë akt dhe provë. Rama e ka kapur drejtësinë, denoncimet e opozitës dhe paralajmërimet nuk u dëgjuan dhe tani fjalën e ka sovrani dhe ai do flasë tani”, përfundoi Blushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button