Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHakerat hynë edhe në sistemin e patentave, ja databaza e plotë

Hakerat hynë edhe në sistemin e patentave, ja databaza e plotë

Hakerat iranianë duket se kanë në dorë gjithcka të shtetasve shqiptarë, sa i takon të dhënave të tyre që përpunohen në sistemet dixhitale.

Pas, pagave, targave të makinës, apo të dhënave në sistemin TIMS, hakerat iranianë sot kanë publikuar edhe databazën e patentave për shtetasit shqiptar.

“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj.

Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?” – shkruhet nga Home Land Justice, ndërsa bashkëngjitur është publikuar databaza e të dhënave me patentat e qytetarëve shqiptarë.

Janë plot 1081 faqe të databazës me të dhënat e shqiptarëve që përban patenta e tyre, si emër, mbiemër, atësi, adresë vendbanimi, numër ID, apo grup gjaku.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME