Nga ALB365 – Ligji i miratuar në Parlamentin e Shqipërisë parashikon hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe deklasifikimi i të gjithë dekumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991. Ky verpim ka vënë në siklet figura politike nga të gjitha krahët e politikës por veçanërisht të majtë e të djathtë.
Debatet e hapura kohë e fundit me figurën e ish Presidentit ë Republikës Ilir Meta ka bërë që ky i fundit të kundërpërgjigjet jo vetëm nëpërmjet deklaratave politike por edhe në anën ligjore ku avokati ligjor i tij ka kërkuar dokumentat përkatëse gjë që nuk u është vënë ende në dispozicion nga organi përkatës.
Debati i dosjeve të ish sigurimit të shtetit ka ngjallur debat e frikë ndër vite sa herë që është diskutuar hapja e tyre, por në të gjitha rastet kanë dal lista dhe emra sikundër kanë dalë edhe lista me pseudonime të përdorura nga ata.
Jo pak herë është folur dhe është kërkuar që politikanë e figura të njohura të politikës të largohen nga skena politike, por asnjëherë nuk janë zbatuar sa dhe si duhet pasi nuk kanë funksionuar dhe nuk janë zbatuar klauzolat ligjore.
Jo në pak raste kur janë lakuar çështje të tilla figura të njohura të politikës majtas dhe djathtas, ministra e drejtues të lartë duke pasur “mizën nën ksulë” janë spostuar me “lezet” nga skena politike duke u justifikuar me moshë të madhe, tua lëm rrugën të rinjve e të tjera pretendime si k’to.
Lëvizje e zgjuar ka qënë kjo e pak viteve më parë e ish sekretarit të Përgjithshëm të PS Gramoz Ruçi i cili u largua nga skena politike “ për shkak të moshës” por a do të veprojnë ashtu si ai edhe të tjera figura të politikës si majtas e djathtas?!
Lexo edhe :
Të lakuar si bashkëpuntorë të ish sigurimit të shtetit nga krahu i majtë kanë qënë edhe një ish ministër i drejtlsisë apo edhe një eskponent i lartë i PS dega Fier me pseudonimin “Përthyesi” i cili në rininë e tij kur ka punuar në zonën e veriut është rekrutuar nga ish sigurimimi shtetit i cili ka pasur edhe poste të larta. Bile interesimi për këtë figurë nëse ka qënë apo jo bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit nga një intelektuar i Fierit i është dërguar dhe një shkresë autoritetit të dosjave për të marr sqarim nëse është apo jo e vërtetë edhe pse dihet tashmë edhe emri i personit që ka kryer rekrutimin e tij.
Pas nuk mbeten edhe nga krahu i PD në Fier, por për vet faktin që janë demokratë nuk ka shumë figura që kanë mbetur pasi disa janë larguar vet ndër vite me qëllimin që të mos bëheshin publik.
Figura të tilla do ishte mirë të ishin larguar pa u lakuar hapur duke u lënë vendin të tjera figurvea të reja që të japin kontributin e tyre në drejtimin e politikës shqiptare.
Kujtojmë këtu se nga vitet 1996 u hartua e publikua një listë e cila u quajt Lista “Mezini” e marsit 1996, me 35 emrat e shpallur “spiunë”
Kjo listë la jashtë garës për zgjedhjet parlamentare të 26 majit një sërë kandidatësh për deputetë të PS dhe të majtës shqiptare, të cilët sipas komisionit “Mezini”, rezultuan me “njolla” në të kaluarën si “spiunë” dhe si “bashkëpunëtorë të komunizmit”. Komisioni “Mezini”, hartoi dhe shpalli listën me 35 emra “spiunësh” të kandidatëve për deputetë të PS-së dhe të majtës për garën elektorale të 26 majit 1996
Lista “Mezini”
1. Servet Pëllumbi
2. Gramoz Ruçi
3. Dritëro Agolli
4. Kastriot Islami
5. Ylli Bufi
6. Ndre Legisi
7. Fehmi Abdiu
8. Shkëlqim Cani
9. Moikom Zeqo
10. Leontiev Çuçi
11. Sabit Brokaj
12. Mehmet Loci
13. Vladimir Metani
14. Fatos Muço
15. Zyhdi Pepa
16. Fatmir Kumbaro
17. Bashkim Koçi
18. Spartak Poçi
19. Kristaq Tumani
20. Xhevdet Alibali
21. Murat Kaçi
22. Gjeto Çutaj
23. Marko Dhamo
24. Rexhep Kërçiku
25. Fehmi Xhema
26. Shahin Çela
27. Mefail Belia
28. Zamira Caka
29. Leonidha Gjermeni
30. Spartak Braho
31. Mexhit Hajdari
32. Muhamet Bela
33. Latif Lato
34. Bardhyl Kondo
35. Baftjar Malo
Nga ana tjetër publike është bërë edhe lista me pseudonime që një pjesë e tyre kanë përdorur në kohën që kanë qënë bashkpuntorë të ish sigurimti të shtetit.
Ja 70 pseudonime që kanë lidhje me ministra, deputetë, politikanë e diplomatë shqiptarë
Në dosjet sekrete të sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri”, Përthyesi” etj, etj. Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndizet lufta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë.
70 pseudonimet e përdorura
1. Medicina
2. Penicilina
3. Qukapiku
4. Inxhinieri
5. Çiftelia
6. Çorapja
7. Qepa
8. Kodrina
9. Dizenjatorja
10. Financieri
11. Drita
12. Stilografi
13. I vogli
14. Alfons Ballshi
15. Raketa
16. Profesori
17. Shkrimtari
18. Dragoi
19. Cigarja
20. Livadhi
21. Dëbora e re
22. Furtuna
23. Luftëtari
24. Snajperi
25. Proletari
26. Intelektuali
27. Sqepi
28. Doku
29. Bozhuri
30. Plepi
31. Parafabrikati
32. Kitara
33. Ushtari
34. Gjeli
35. Grepi
36. Shishja e qumështit
37. Serbi
38. Çiklisti
39. Fryma
40. Vesa
41. Greku
42. Malësori
43. Tigri
44. Vinçi
45. Përthyesi
46. Diplomati
47. Poeti
48. Urithi
49. Pëllumbi
50. Stuhia
51. Kastori
52. Ekspertja
53. Oxhaku
54. Bredhi
55. Iriqi
56. Komshiu
57. Osumi
58. Komandanti
59. Vigjilenti
60. Trimi
61. Kalaja
62. Fshatari
63. Rruga
64. Magazinieri
65. Nata
66. Dallga
67. Kominoshja
68. Dallga
69. Piktori
70. Xhuxhi