Princ Harry, Meghan Markle dhe nëna e Meghan, Doria Ragland, u përfshinë në një “ndjekje pothuajse katastrofike me makinë” që përfshin paparacët të martën në mbrëmje, ka konfirmuar ET.
“Natën e kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex-it dhe zonja Ragland u përfshinë në një ndjekje pothuajse katastrofike me makinë në duart e disa paparacëve shumë agresivë,” tha një zëdhënës i çiftit në një deklaratë. “Kjo ndjekje e pamëshirshme, që zgjati mbi dy orë, rezultoi në përplasje të shumta që përfshinin shoferë të tjerë në rrugë, këmbësorë dhe dy oficerë të NYPD (Departamenti i Policisë së Nju Jorkut).
Incidenti i së martës ndodhi pasi Dukesha e Sussex-it u nderua nga Gloria Steinem në Ms. Foundation Women of Vision Awards në Teatrin Ziegfeld në New York City. Ajo mori pjesë në këtë ngjarje me bashkëshortin dhe nënën e saj në krah teksa mori çmimin Woman of Vision nga fondacioni.
Në një deklaratë të ndarë përpara ngjarjes, e cila shënon 50 vjetorin e saj këtë vit, presidentja dhe CEO e Fondacionit, Teresa C. Younger, tha se të nderuarit do të festohen për “arritjet e tyre të shumta dhe punën e palodhshme në emër të barazisë gjinore dhe racore në të gjithë vendin dhe botën”.