Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTManchester City shkatërron Real Madrid 4-0, përball Interit në Stamboll

Manchester City shkatërron Real Madrid 4-0, përball Interit në Stamboll

Manchester City-Inter është finalja e këtij sezoni në Champions League dhe që do të luhet më 10 qershor në Stamboll. Skuadra e Pep Guardiolës ka shkatërruar sonte Realin e Ancelottit 4-0 në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Etihad Stadium”. Ndeshja e parë kishte mbaruar 1-1.

City e nisi ndeshjen me presion në 20 minutat e para, teksa Reali shpëtohet nga dy pritje fantastike të Courtois ndaj Haaland. Në minutën e 23-të do të vinte dhe goli për vendasit. Bernardo Silva shkëputet mjaft mirë në zonë dhe më një të majtë të fortë e dërgon në trekëndëshin e portës.

City nuk u mjaftua me kaq dhe vijoi presionin ndaj Realit, duke gjetur dhe golin e dytë. Në Etihad Stadium shpërtheu festa në minutën e 37-të, me Bernardo Silvën, i cili edhe pse shtatshkurtër e ndjek mjaft mirë aksionin për ta dërguar topin në kuadrat me kokë.

Më pas në pjesën e dytë, skuadra angleze do të administronte rezultatin, por dhe do të realizonte dhe dy gola të tjerë. Në minutën e 76-të, pas zhvillimeve të një goditje dënimi, Akanji godet në zonë me kokë dhe më pas Militao e devijon topin në rrjetën e portës së tij. Në minutat shtesë të ndeshjes, Julian Alvarez tegon klasin e tij dhe pse pak minuta në fushë, duke shënuar golin e katërt

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME