Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHashash nga Shqipëria në Greqi, kapen 40 kg në zonën e Kozanit

Hashash nga Shqipëria në Greqi, kapen 40 kg në zonën e Kozanit

Greqi – Sekuestrohen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një në pranga

Vijon trafiku i marijuanës nga Shqipëria në Greqi, teksa një tjetër sasi është sekuestruar nga policia e shtetit fqinj.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Kozanit është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz” brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 canta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram marijuanë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas grek 47 vjec. Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro.

Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanw që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME