Fier – Paraqiten me shenjat e intoksikimit 9 persona, gra, ne spitalin e Fieri, prej te cileve 6 kane marre ndihme mjeksore .
Mesohet se jane punonjes te nje fabrike perpunimi ulliri. Pacientet jane shoqeruar ne mjediset e urgjences dhe po marrin ndihmen mjeksore. Ato kane mbrritur me mjete private dhe pas mjekimit nje e nga nje jane larguar ne kembe
Sipas bluzave te bardha ata nuk paraqesin komplikacion dhe jane duke ju nenshtruar te gjitha ekzaminimeve mjeksore.
Situata e pacienteve paraqitet e stabilizuar, duke qene se kane marre ne kohe edhe sherbimin mjeksor. Eshte pare e nevojshme qe 4 paciente te mbahen ne observim spital, ndersa te tjeret jane larguar per ne shtepi.
Situata paraqitet normale edhe per 4 pacietet qe vijojne te marrin terapi, e pas perfundimit te saj do te shoqerohen per ne banese.
Policia
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.